Deputeti Bastri Bajrami ia ktheu shpinën Lëvizjes Besa. Bajrami tashmë ka njoftuar Kuvendin se do të veprojë si deputet i pavarur. Me këtë Lëvizja Besa mbetet me një deputet, respektivisht me Fadil Zendelin.

“Unë i poshtë nënshkruari, deputeti Bastri Bajrami, ju informoj se duke nisur nga sot, do të veprojë si deputet i pavarur në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruhet në njoftimin që Bajrami ia ka dërguar Kuvendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume