Ish-presidenti amerikan Bill Clinton zbriti në tokën shqiptare për të nisur vizitën e tij, e cila përkon dhe me festën e pavarësisë së SHBA-së, nesër më 4 korrik.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.ambasadori amerikan në Shqipëri dolën në Rinas për ti uruar mirëseardhjen mikut të përjetshëm të kombit shqiptar.

Ajo që ra në sy ishte detaji në xhaketën e Clinton, një flamur të Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Ndëkohë Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume