Një burrë në Prizren është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.S., i cili është dhunuar nga bashkëshortja e tij me inicialet V.K. Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Flamuri”, rreth orës 20:00. Mësohet se gruaja e ka dhunuar bashkëshortin e saj, duke i shkaktuar lëndime në trup.

Nga ana tjetër, burri i dhunuar ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore dhe se ajo bën sjellje të pahijshme, bërtet dhe sulmon edhe anëtarët e tjerë të familjes. Policia thotë se e ka patur të pamundur për të intervistuar gruan dhunuese, pasi është shtatzënë dhe nuk ka qënë aspak bashkëpunuese.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume