Arjanit Hoxha në “Summer Click” në TV21 tha se nuk e sheh si fitues frontin opozitar.

“Fronti opozitar ka formuar një far lloj ideje, për të cilën unë nuk pajtohem sepse nuk e shoh si fitues”, tha mes tjerash Hoxha.

Hoxha tha se nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim me frontin europian.

“Nuk janë gjëra të pa kushtëzuara, janë të gjitha procese që duhet të ulen dhe të bisedohen , por këto ulen dhe bisedohen në momentin kur oferta është në tavolinë, për ta para se çka nënkupton dhe cili është misioni përfundimtar i një fronti të tillë, kështu që unë i lë të gjitha mundësitë e hapura”, tha Hoxha.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume