Kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi janë bërë sot bashkë në hapësirat e Qeverisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti, i cili ka publikuar një fotografi ku ata shihen të buzëqeshur së bashku.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume