Në pritje që nisma për hapjen e Kushtetutës të hyjë në procedurë parlamentare, përforcohen takimet e diplomatëve me udhëheqësinë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, me mesazhet se opozita nuk duhet ta lëshojë momentin që t`i mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim në në dhjetor, RMV-ja ta vazhdojë rrugën eurointegruese.

Siç kanë konfirmuar jozyrtarisht burime partiake të VMRO-DPMNE-së, për “Sloboden Peçat”, shefat e diplomacive të Austrisë, Çekisë dhe të Sllovakisë më 13 Korrik në selinë e VMRO-DPMNE-së do të takohen me liderin e VMRO-DPMNE-së, me anëtarë të udhëheqësisë partiake si dhe me një pjesë të deputetëve të partisë dhe koalicionit.

Kohë më parë, siç percjell KlanM njoftimin e “Sloboden Peçat”, deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë takuar Zv/Ambasadorin e SHBA-së, Erik Majer. Për këtë takim, përmes Facebookut, ka njoftuar deputeti Bojan Stojanoski, I cili në takim ka qenë bashkë me Eli Panovën, Igor Janushevin dhe Vlado Misajlovski.

Jozyrtarisht, deputetëve të VMRO-DPMNE-së u është rikujtuar deklarata e Senatorit Kris Marfi, se ndryshimet kushtetuese janë mundësi e qartë për RMV-në për t`u aderuar në BE.

Në këtë takim, siç percjell KlanM njoftimin e “Sloboden Peçat”, deputetët e opozitës janë informuar se Kongres amerikan do të miratojë rezolutë për gjuhën, identitetin dhe kulturën maqedonase, njëjtë sikurse kohë më parë e miratoi Bundestagu gjerman.

Nga VMRO-DPMNE mbeten në qëndrimin se me këto kushte nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, duke potencuar se kanë komunikim të rregullt me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume