Lushnja u trondit mbrëmjen e të mërkurës nga një shpërthim i fortë eksplozivi.

Për herë të tretë brenda një viti persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi me lëndë plasëse në banesën e Altin Lamçes, një tregtar i njohur në zonë.

Shtëpia rezulton në pronësi të Albert Turkut, kunatit të Lamçes.

Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të materiale, ndërkohë që Altin Lamçe dhe pjestarët e familjes deklaruan se nuk kanë probleme me askënd.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume