Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.08.2023) ka zbatuar kontroll të forcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 359 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një automjet ka lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në ndërkohë në vendbanim kanë tejkaluar shpejtësinë 202 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 157.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume