“Pas njoftimit se një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar në Serbi, sepse një nga udhëtarët në makinë ka pasur një simbol etnik shqiptar në bluzë, AlternAtivA shpreh shqetësimin e saj se Serbia është bërë vend i rrezikshëm për secilin shqiptar që udhëton nëpër këtë shtet.
Duke e dënuar këtë akt si shkelje e rëndë e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe albanofobi e tmerrshme, AlternAtivA kërkon informacion zyrtar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut se çfarë masash diplomatike ka ndërmarrë ose do të ndërmarrë Maqedonia e Veriut kundrejt kësaj shkeljeje të marrëdhënieve ndërshtetërore nga Serbia kundrejt
Maqedonisë së Veriut?
Me këtë rast nuk mund të mos konstatojmë se kjo sjellje albanofobe e Serbisë kundrejt shqiptarëve, kësaj radhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut, flet se në Beograd nuk ka ndryshuar asgjë nga koha e Millosheviqit dhe se ëndrrat e Kovaçevskit e Ali Ahmetit për “Ballkanin
e hapur” ua përmbys sakaq Vuçiqi kur të dojë e si të dojë.
Përveç kësaj, indikative është se ky akt përkon edhe me fushatën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut që bëhet kundër simboleve etnike shqiptare, që janë shfaqur para ca ditësh në një tubim në Tetovë. Zaten, shqetësimi më i madh është se Maqedonia e Veriut, me këtë qeveri, po
bëhet poligon i Serbisë” thuhet nga AltenrAtivA – Shkup

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume