Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se në Tetovë u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilët tha se pati bashkëbisedim të shkëlqyer për rëndësinë e bashkëpunimit, rifuqizimin e lidhjeve historike e kulturore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tutje shton se mes tjerash, biseduan për projektin shumë të rëndësishëm infrastrukturor rrugor që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe për hapat e mëtejmë për finalizimin e marrëveshjes financiare.

“Bashkërisht u zotuam që këtë projekt të përbashkët ta realizojmë sa më parë. Jemi bashkë për rrugë që na bëjnë bashkë! 🤝”, shkroi Aliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume