Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, vme të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,04% në raport me
vendimin e datës 14.8.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,556 %, te nafta ka ulje për 2,350%, te vaji ekstra i lehtë ulja është për 1,609% dhe te mazuti ulja është për 1,910%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,34%

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,567 den/kg dhe tani do të jetë 46,025 den/kg.

Nga data 22.8.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 87,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,025 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 22.8.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume