Deputetja britanike i thotë Borrellit se zëdhënësi i BE-së nuk ka ekuilibër kur akuzon Kosovën për sjellje joevropiane

Deputetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kritikuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Petër Stano, i cili gjatë një konference për media javën e kaluar ka thënë se sjellja e Kosovës ishte ”jo-evropiane“, duke iu referuar tensioneve në Veri muajve të fundit.

Për këtë ajo është ankuar te Josep Borrell, shefi i BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë.

Deputetja britanike i tha Borrellit se Stano ka mungesë të plotë të ekulibrit të marrëdhënieve të BE-së me Kosovën.

”Josep Borrell Zëdhënësi i saj tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën”.

”Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë”, ka shkruar Keans në Twitter.

Në këtë listë përmenden vizitat e zyrtarëve të Beogradit zyrtar në Teheran, marrëveshjet e Serbisë me Rusinë edhe pas përpjekjes ruse për pushtimin e Ukrainës, blerjen e dronëe kamikazë prej Iranit, kidnapimi i policëve kosovarë, si dhe sjellje tjera destuktive të Serbisë në raport me Kosovën dhe perëndimin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume