Një 37-vjeçare nga Shkupi, është gjetur pa shenja jete në banesën ku ka qenë duke e banuar. Rasti në policinë e Shkupit është denoncuar gjatë mbrëmjes që lamë pas.

“Më 15.08.2023 rreth 23.20 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë në Shkup, në të cilën ka qenë duke qëndruar, ka ndërruar jetë A.C.(37) nga Shkupi. Vdekje pa gjurmë të dhunës ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërkaq me urdhrin e prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume