Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradina i është drejtuar kryeministrit Albin Kurtit që të ndalojë procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore përmes peticionit.

Ai i ka kërkuar Kurtit që të veprojë me një strategji të rë, duke përmendur dorëheqjen e kryetareve.

Kjo edhe për atë që siç thotë Haradianj ”të bindjen aleatët që Kurti është për zgjidhje e jo për kriza”.
”Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Twitter, të enjten.

Kosova prillin e këtij viti organizoi zgjedhje lokale në katër komunat veriore të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe.

Pas kësaj, fituan kandidatët shqiptarë, poqë serbët lokalë penguan edhe dhunshëm që ata të drejtonin komunat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume