Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri si i dyshuar për trafikim me drogë.

E pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila vjen nga e njëjta parti.

Me këtë rast ajo ka kërkuar dënimin e institucioneve.

“Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë duhet ta marrin dënimin e merituar!”, shkroi ajo në Facebook.

Megjithatë, duket se është gabim nga ngutia për të reaguar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume