yrtarët më të lartë të kompanisë automobilistike jugo koreane Hyundai Motors Group kanë arritur në Shkup për të diskutuar mundësitë për investime në Maqedoninë e Veriut.

Ata sot janë takuar me preidentin e vendit, Stevo Pendarovski.

“Takim me Kryetarin e Bordit të Hyundai Motors Group. Diskutuam mundësitë për investim në ekonominë e Maqedonisë.

Modeli ynë i biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja ka avantazhe komparative dhe ekonomia maqedonase do të lëvizte drejt ngritjes me investitorë të këtij formati, nëse kemi parasysh se Hyundai është një nga markat kryesore botërore”, njoftoi presidenti Pendarovski pas takimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume