Ish ushtari i UÇK-së, Shaban Bafqari-Matranxha nga Haraçuna, ka reaguar pas ftesës së Bilall Kasamit nga Policia, për shkak të “flamurit” me hartën e Shqipërisë Etnike.

Ish ushtari i UÇK-së ka thënë se ftesa është e padrejtë sepse sipas tij, Kasami e ka dëshmuar moti kohë që flamuri kombëtar nuk ka vlerë për të.

Sipas Bafqarit, Kasami e ka dëshmuar se flamuri shqiptar nuk ka vlerë për të në momentin kur lidhi koalicion me LSDM-në dhe kishte flamurin e LSDM-së nga karriga në karrigë dhe arriti këtu ku është.

Postimi i plotë

Shoqrimin e Billit në polici për Flamurin Kombëtar për mua nuk êshtë e drejtë (protestoj) pasi që kamoti Bilalli e ka DËSHMU se ky Flamur për Te nuk ka vlerē.
Ne nuk harrojm që me flamurin e LSDM-ës nga karrika në karrikë arriti ktu ku është.
Të qoftë në nderë Ty si liderë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume