Të hënën rreth orës 09:30, është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt, raporton Klan Kosova.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë 14.08.2023 – 09:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume