Kryetari i Komunës së tetovës, Bilall Kasami është zotuar se do të bëjnë ç’ështl e mundur që rruga Tetovë – Prizren të realizohet.

Këto zotime, kasami i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe promovimit të rrugës Tetovë – Vicë, si pjesë e rrugës që lidh dy qytetet.

“Ne si pushtet lokal nuk do t[ë rrimë duarkryq. Do ta bëjmë punën tonë dhe do të kontribuojmë në zhvillimin e kësaj pjese të malësisë së Sharrit”, tha mes tjerash Kasami.

Kasami bëri thirrje që pushteti qendror t’u qëndrojë zotimeve të marra nga takimi i dy qeverive dhe të mos e anashkalojë apo vonojë zbatimin e procedurave të nevojshme për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm ekonomik.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume