Komuna e Tetovës përherë ka vepruar me transparencë dhe përgjegjësi kur kanë qenë në pyetje çështje të bashkëjetesës në mes komuniteteve. Në këtë drejtim, veprimi i dy klubeve futbolistike në lidhje me shfrytëzimin e terreneve sportive në qytetin tonë është një shkelje e qartë e kësaj tradite të transparencës dhe përgjegjësisë.

Reagimi i tyre i fundit ishte tërësisht i panevojshëm dhe i paqëndrueshëm. Ka pasur një takim me përfaqësues të klubeve dhe është arritur një konsensus i qartë. Stadiumi i qytetit duhet të përdoret vetëm për ndeshjet e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, por edhe për ndeshjet me rëndësi të veçantë, si gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Maqedonisë.

Nga ky aspekt, komuna e Tetovës është e vendosur të garantojë që ky stadium të pajiset me të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme, si një objekt modern dhe funksional që do të plotësojë të gjitha kërkesat e një arene të nivelit të lartë sportiv në qytetin tonë.

Për skuadrat që performojnë në ligat e ulëta, komuna ka një qëndrim të qartë: do të rregullohen fusha të tjera të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për gara sportive. Kështu një fushë do të ndërtohet pranë Qendrës Sportive në qytet dhe një tjetër në fshatin Saraqinë. Të dy terrenet do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme, duke përfshirë dhomë zhveshjeje për ekipet dhe zyra për klubet.

Me këto hapa, Komuna e Tetovës konfirmon përkushtimin e saj për promovimin e sportit në nivel të lartë, transparencë dhe drejtësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në qytetin tonë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume