Lëvizja Demokratike përmes një video paraqitjeje të ekspertit të finansave Muamed Demiri, ngre alarmin për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimore, ku mes tjerash potencohet:

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë ankohen për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimorë dhe në këtë drejtim tashmë kemi një anarki të vërtetë. Duket qartë se Qeveria aktuale, me neglizhencën e saj, ua ka hapur rrugën atyre tregtarëve të papërgjegjshëm, të cilët kanë kontroll të plotë në këtë të keqe.

Shporta e qytetarëve gjithnjë e më shumë po zbrazët, duke u kufizuar vetëm në ato produkte që janë të domosdoshme për ekzistencë. Shtimi i varfërisë është një tregues për përkeqësimin e gjendjes, e cila mund të rezultojë edhe me pasoja tjera, siç është ikja e madhe e të rinjve, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtë Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja Demokratike vlerëson se Qeveria urgjentisht duhet të fokusohet në zbutjen e kësaj gjendje përmes vënies në kontroll të çmimeve të artikujve më të nevojshëm ushqimor dhe jo të merret me aktivitete të panevojshme dhe të shtrenjta. Shtrenjtimi i paralajmëruar i bukës në muajin shtator, do të jetë edhe një grusht i madh në buxhetin e zbehtë të qytetarëve, kurse varfëria do të trokasë edhe më zëshëm në dyert tona.”

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume