Një person i vdekur dhe tre të lënduar kanë mbetur nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugën Kriva Pallankë – Rankovcë – Kumanovë.

Nga MPB njoftojnë se personi që ka ndërruar jetë është 21-vjeçari, drejtues i makinës së aksidentuar (Audi).

“Me datë 14.08.2023 në ora 01.28 në stacionin policor në Kriva Pallankë është raportuar se në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Rankovcë, në fshatin Lubinci, I.M. nga Kriva Pallanka, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe është përplasur në mburojat e rrugës. Nga plagët e marra drejtuesi I.M. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tij. Ndërkaq pasagjerët J.S.(21), H.S.(22) dhe M.S.(21), të gjithë nga Kriva Pallanka, kanë pësuar lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll të ekipit nga DPB Kriva Pallankë”, thonë nga MPB Maqedoni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume