Gjatë ditës së djeshme, më 16.08.2023 rreth orës 10:20 në Stacionin Policor të Draçevës, një punonjës i stacionit hekurudhor – Draçevë ka raportuar se një migrant është goditur nga rryma elektrike në çatinë e një vagoni teni. Personi është transferuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ku i është dhënë ndihma mjekësore ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa këqyrje të vendit e ka kryer një ekipi nga SPB-ja e Shkupit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume