Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadoren e SHBA, Angela Aggeler me të cilën, siç thekson, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe eurointegrimet e vendit.

“Me ambasadoren amerikane Angela Aggeler theksuam se marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO.

Shkëmbyem mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume