Minsitri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot informoi se pritet raporti i plotë për rastin me automjetin e Ndihmës së shpejtë, i cili u ndal në pompë të benzinës, përderisa transportonte një pacient nga Struga.

“Inspektorë të Inspektoratit shtetëror shëndetësor dhe sanitar dje ishin në vend-ngjarje, akoma nuk e kemi raportin e plotë. Ishim në komunikim me drejtorin e Shtëpisë së shëndetit, e pritëm raportin dhe do ta ndajmë me të gjitha mediumet”, u përgjigj Mexhiti në pyetjen e gazetarëve për mbikëqyrjen e paralajmëruar inspektuese për këtë rast.

Paraprakisht, në brifing me gazetarë, i pyetur për këtë rast, se automjeti i Ndihmës së shpejtë është ndalur për pauzë për kafe, prëderisa pacienti me maskë oksigjeni ndodhej në automjet, minsitri deklaroi se do ta kontrollojë informatën dhe nëse është e saktë, do të pasojnë dënime më rigoroze për kryesit.

Duke u prëjgigjur në pyetje të gazetarëve, ai foli edhe për negociatat me sindikalistët për harmonizim të rrogave të cilët paralajmëruan protesta nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

“javën e kalaur u tkauam me përfaqësuesit e sindikatave dhe biseduam për atë temë dhe shpresoj se shumë shpejtë do të gjejmë zgjidhje pozitive”, shtoi mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume