Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është përfshirë në debatin për zgjerimin e Bashkimit Evropian ku Presidenti i Këshillit, Charles Michel përmendi 2030-ën si vit kur duhet të pranohen anëtarët e rinj e për çfarë u qortua.

Rama është shprehur besimplotë në projektin evropian dhe pranimin e Shqipërisë në të.

“Natyrisht, prandaj autobusi s’mund të bëhet avion… Sidoqoftë më besoni, sipas punës siç qëndron tani qëndrimi në autobusin evropian, ndonëse pa ulëse, është më e sigurt sesa ulja në aeroplanin rus, sepse udhëtimi mund të jetë i ngadalshëm në destinacionin tonë të largët, por një gjë është e sigurt sikur vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset”.

Michel është kritikuar për deklaratën e bërë të hënën, ku sot nga vetë këshilli kanë thënë se ata nuk japin data.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume