Reshje të dendura të shiut dhe breshrit në orët e vona të pasdites kanë goditur qytetin e Resnjës dhe vendbanimet përreth në Prespë.

Nga Komuna e Resnjës konfirmojnë për MIA-në se stuhia, reshjet e dendura të shiut, breshëri dhe bubullimat kanë shkaktuar dëme që do të regjistrohen gjatë ditës së nesërme.

Stuhitë e forta shkaktuan ndërprerje disa orëshe të furnizimit me energji elektrike në Oteshevë dhe disa vendbanime të tjera, ndërsa në qytet nuk kishte rrymë për një orë. Dëmet më të mëdha i janë shkaktuar mollëve, por edhe kulturave të tjera bujqësore, bëri me dije sonte vetëqeverisja lokale atje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume