Frizeri shqiptar me i komentuar Rizza ka bërë të ditur në emisionin “N’kolonë me Shoqen” se nga viti i ardhshëm qethjen do t’ua mundësojë atyre që dëshirojnë e që nuk i kanë mundësitë, që pagesën ta bëjnë me këste.

Pagesën mund ta bëjnë deri me 12 këste për një prerje të flokëve.

Siç edhe dihet tashmë, Rizza është i njohur për deklarata të çuditshme.

Kujtojmë që Rizza vjen nga rajoni 02. Ai është nga Pantina e Vushtrrisë, ndërkaq punën e filloi në moshë të re në Mitrovicë.

Tani Rizza është zhvendosur me lokacion të ri, rrugës për aeroport ku përveç prerjes së flokëve ka hapur klinikën për mbjelljen e flokëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume