Në kuadër të misionit për forcimin e bashkëpunimit me GEF dhe forcimin e mbështetjes ndërkombëtare, ministrja Shukova zhvilloi një takim dypalësh me drejtuesen e biodiversitetit dhe tokës në UNEP, Dorin Robinson.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, u bë një pasqyrë e aktiviteteve të përbashkëta dhe u përcaktuan mundësitë e reja për bashkëpunim në kuadër të programeve të GEF-it.

Vendi ynë u identifikua si lider në rajon në zbatimin e Programeve të GEF-it, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes nga degradimi i tokës, për këtë arsye vendi u zgjodh si nikoqir i mbledhjes së Konstituencës së Fondit Global të Mjedisit për Evropën dhe Azinë Qendrore që do të mbahet në tetor të këtij viti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume