Ngjarje e rëndë në Shkup, i mituri nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur
Një rast shqetësues është raportuar në Shkup, ku një i mitur nga një institucion për përkujdesjen e fëmijëve dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të rritur.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i mituri paraprakisht ishte larguar nga institucioni, ndërsa rasti është denoncuar në polici.

Reklamë
Akora Living
“Mbrëmë, në orën 14:10, në SPB Shkup, nga një institucion publik për përkujdesjen e fëmijëve është raportuar se një i mitur, i cili paraprakisht ishte larguar nga institucioni, sipas denoncimit, në një banesë kishte kryer marrëdhënie seksuale me persona të rritur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume