Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë duke mbledhur informacione për personin i cili shpalosi flamurin “autochthonous” në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se i njëjti do të ndiqet penalisht.

“Bëhet fjalë për informacionet të cilat jemi duke i mbledhur, kemi informacione të cilat i kanë edhe nga SPB Tetovë dhe në nivel të MPB-së, unë mendoj se do të konfirmohet identiteti i këtij personi, klasifikimi sigurisht që është vepër penale në përputhje me rekomandimet që i dha prokurori publik dhe në bazë të kësaj do të ndërmerren masa”, tha Spasovski.

Nëse personi është shtetas i huaj, Spasovski tha se do të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat që të nxirret para drejtësisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume