Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ai që po shtyn një takim në Bruksel.

“Më kanë ofruar një datë për të shkuar në Bruksel, por jo… Kurti ka gjëra më të mira për të bërë, sepse po blen kohë për të zbatuar kërcënimet e tij. Jam i sigurt për këtë”, ka vazhduar Vuçiq për RTS.

“Brenda muajsh, dikush do të provojë që të flasë dhe në të njëjtën kohë, ka serbë që janë të arrestuar, të lënduar, sa barnat janë lënë nëpër spitalet serbe e sa masa të tjera të reja janë nxjerr, nga ligji për shpronësim dhe zbatimi i shpronësimit, te fakti që ka afate për serbët që ata të largohen nga hapësirat, ku ata këmbëngulin, që ai të mund të marrë…”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume