Një zjarr i madh shpërtheu sot rreth orës 14:00 në afërsi të rrugës rajonale Shtip-Radovish afër kilometrit të njëzetë dhe liqenit artificial Mantovë.

Siç kumtoi QMK, janë përfshirë rreth 15-20 hektarë bar të thatë, shkurre dhe bimë me kërcell të ulët.

Zjarri në një pjesë ka depërtuar edhe në pyll të përzier vështirë të kalueshëm.

Për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pyllin cilësor, është angazhuar edhe një helikopter i MPB-së

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume