Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se një zjarr i madh është shkaktuar në kufirin me Greqinë ndërmjet Bogdancit dhe Dojranit, ku kalon linja e frontit të parë të luftës së parë botërore, përcjellë Klan M.

Drejtori Stojançe Angellov përmes një video deklarate thotë se kanë eksploduar 4 granata të pa shpërthyera që kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme. Sipas Angellovit ajo pjesë ka shumë granata të pa eksploduara dhe kjo u vështirson e pamundëson zjarrfikësve që të hyjnë për ta shuar zjarrin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume