Më 26.11.2026 në orën 20:30, në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, policia e SPB Tetovë ka privuar nga liria G.S. (40) nga Tetova.
Sipas raportimit, rreth orës 18:20 në një objekt hotelierik në Tetovë, ai nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë i kishte marrë portofolin Sh.M. (55) nga Tetova.
Gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Personi është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme.TS