Zjarret në gjithë territorin e vendit janë vënë nën kontroll. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza një ditë më para 29 zjarre në të hapur kanë qenë aktive, por që ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ti shuajnë. Zjarri I mbrëmshëm në rajonin e Likovës, nga fshatrat Sllupçan dhe Vaksincë në drejtim të fshatit Allashec është lokalizuar rreth mesnatës. Ndërkohë zjarri I cili u aktivizua sërish në mëngjes në Shtip dhe u përhap drejt fshatit Dragoevë është vënë nën kontroll. Zjarri në afërsi të Shtipit, përskaj rrugës në drejtim të Radovishit ka përfshirë një sipërfaqe prej 130 deri 150 hektarë. I njëjti u lokalizua rreth orës 2 pas mesnate, për tu riaktivizuar sërish në mëngjes. Pas ndërhyrjes së njësiteve zjarrëfikëse flakët u shuan në tërësi. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe thonë se janë në gatishmëri të plotë në rast të përhapjes së vatrave të reja. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume