Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka bërë thirrje për protest për ditën e nesërme në Tetovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer emrat e vjetër të shesheve dhe rrëugëve në Tetovë.
Osmani thotë se Marshi në Tetovë nuk ëshdtë marsh i një partie politike, por marsh i cdo shqiptari dhe i cdo qytetari që e do këtë vend.
“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese antishtetërore, Darko Kostadinovski, mbrëmë deklaroi se çështjen e gjuhës “do ta mbyllë”, “do ta zgjidhë” dhe se “askush nuk mund ta ndalë”.
Kjo nuk është befasi. Vendimi për anulimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte i rastësishëm. Ai ishte vetëm testi se si do të kalojë vendimi i madh – ai për gjuhën shqipe.
Prandaj, sot më shumë se kurrë, gjithçka është në duart tona. Jo vetëm emrat e rrugëve dhe shesheve, por edhe e ardhmja e gjuhës shqipe në këtë shtet.
Marshi në Tetovë nuk është marsh i një partie politike. Është marsh i çdo shqiptari dhe i çdo qytetari që e do këtë vend, që beson në barazi dhe që dëshiron një të ardhme të përbashkët, të drejtë dhe evropiane për të gjithë.
Tani është koha të dëshmojmë se vlerat e Marrëveshjes së Ohrit dhe barazia nuk preken pa hasur në rezistencën demokratike të qytetarëve”, ka shkruar Osmani

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume