Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Trentos në Itali, ku është takuar me bashkatdhetarin Abedin Selmani dhe djemtë e tij, Gjuranin dhe Mirsadin.

Takimi është zhvilluar në restorantin familjar “Al Faro”, të cilin e drejton familja Selmani.

Përmes një postimi, Ahmeti ka ndarë momente nga kjo vizitë, duke vlerësuar mikpritjen dhe lidhjen e veçantë që bashkatdhetarët në mërgatë ruajnë me vendlindjen.

“Takimet me bashkëatdhetarët tanë në mërgatë janë gjithmonë të veçanta dhe të mbushura me ngrohtësi e dashuri për vendlindjen”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e familjes Selmani, duke u uruar suksese të mëtejshme në punën dhe aktivitetin e tyre në Itali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume