Zjarri që nga dje ka shpërthyer në Komunën Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa sot edhe në Komunën e Probishtipit, pasditen e sotme është afruar në njëqind metra distancë ajrore nga fshati Vërbicë e Koçanit, informon drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov i cili ndodhet në fshat.

Ai thekson se ky fshat edhe para dhjetë ditësh ka qenë i rrezikuar nga flakët dhe për momentin në terren ndodhen siç thotë, “zjarrfikësit dhe vullnetarët e sakrifikuar të Koçanit”.

Në atarin e Komunës së Probishtipit poashtu në terren ndodhen edhe zjarrfikëset e NJTKZ- Probishtip dhe vullnetarë, të cilët nuk kanë lejuar që zjarri të hyjë në fshatin Tripatanci.

MIA gjatë ditës informoi se në shuarjen e zjarrit që nga mëngjesi i sotëm janë përfshirë ertraktor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe dy helikopterë të policisë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe të madhe të djegur në të cilën digjet bar i thatë dhe sipërfaqe e ulët pyjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume