Janë arrestuar tre persona në Pejë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Njëra nga viktimat ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes që ka ndodhur të enjten mbrëma, raporton Klankosova.tv.

“Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se fillimisht kanë sulmuar fizikisht njërin nga viktimat mashkull kosovar e më pas kanë sulmuar dhe e ka kanosur edhe viktimën tjetër i cili ka tentuar që t’i ndajë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume