Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar dy serbë të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotografi të dy serbëve të arrestuar.

Policia ka konfirmuar se deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume