Dejana Novakoviq, nëna e një vajze të re nga Shkupi pretendon se vajza e saj është vrarë në Klinikën e Onkologjisë. Dëshmia e saj vjen pasi u bë e ditur se janë vjedhur ilaçe të shtrenjta dhe pacientëve iu është dhënë terapi alternative ose thjesht tretje fiziologjike.
“Para dy vitesh e gjysmë vajza ime është trajtuar në Klinikën e Onkologjisë. Menduam se po trajtohej, ma vranë fëmijën. Nga një lloj kanceri lehtësisht i shërueshëm, ata e ushqenin kancerin me ‘terapinë’. Njoftoj publikisht se nuk do të lë të kalohet ashtu siç ka kaluar gjithçka në vendin e kalbur! Unë do të aktivizoj gjithçka në fuqinë time dhe do t’ju kërkoj të gjithë ju që mund të ndihmoni të përfshiheni! Nuk do të pushoj derisa t’i shoh të gjithë në burg të përjetshëm! E vendos këtu këtë fotografi të engjëllit tim që të dinë se kë kanë vrarë dhe që të përndjek si hije, paqe dhe ëndërr që nuk do ta kesh kurrë si familja ime që nuk ka!”, shkruan Dejana Novakoviq.