Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, duke thënë se kjo datë “mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë”.

“Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit. Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë. #NeverForget”, ka shkruar Kransiqi.

Për sulmet e 11 shtatorit sot homazhe janë bërë pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit nga drejtuesit e institucioneve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume