Skënder MULLIQI
Koha qetë në harresë shumë çka që është normale në jetë.Por ka plagë që koha nuk do ti shërojë kurrë.Lotët që këmi derdhur shumë vite më parë , ende i mbajmë në zemrat tona.Ka shumë deshmorë dhe martirë të kombit, të cilët kan lënë vendin boshë në tryezat tona , aty ku dikur uleshin miqët tanë , vëllezërit tanë , motrat tona , shokët tanë, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë tonë.Dhe, ajo që na dhemb të gjithëve është –fakti që dikur , në momentet më të vështira të historisë shqiptare , ne ishim një zemer dhe një shpirt, dhe sot ndonjëherë mezi e njohim njëri-tjetrin.Kjo sigurisht që është shum ë e dhembshme.Lufta çlirimtare mori ata që lanë pas veti lavdinë dhe krenarinë kombëtare.Nuk duhet të harrohen ato ditë kur nuk dinim nëse do të agonte një mengjes i ri?Kur nënat tona luteshin për bijtë dhe bijat e tyre , kur një grua priste burrin e saj dhe një fëmijë dëgjonte çdo zhurmë të dera, duke shpresuar që babai të hynte përseri në shtëpi?Sikur është harruar koha kur e duanim njeri -tjeterin, kur ndanim copën e bukës përgjysmë .Kur bashkuam forcat për të mundur armikun shekullor një herë e përgjithmonë.U bëm shtet sovran dhe i lirë pas shumë vitësh të okupimit nga Serbia .Në atë kohë, nuk shikonim se kush ishte anëtar i cilës parti. Nuk pyesnim se kush ishte i pasur, kush ishte i varfër, kush kishte lidhje, kush nuk kishte lidhje. Nuk e vlerësonim njëri-tjetrin sipas bindjeve politike .E vetmja gjë që kishte rëndësi për ne ishte që së bashku do të mbronim Kosovën tonë! Është e quditshme së shumë çka u harrua, që nuk guxohet të harrohet.Lirinë e mbanim të gjithë në zemrat tona .E realizuam ëndrrën e një shteti në të cilin fëmijët tanë do të jetonin lirisht, do të flisnin shqip, dhe do të ngrinin me kranari flamurin shqiptar.Dhe për atë ëndërr , shumë njerëz dhanë gjën më të vlefshme që kishin, jetën e tyre.Nuk harrohen ata që mbeten diku larg, pranë llogoreve , shtëpive të shkatërruara nga flakët e luftës, dhe varreve masive.Atyre ju ngritem përmendore, por që po i harrojnë dita ditës!Shumë kush po jetojnë me plagë të pa sheruara , me netë pa gjumë dhe kujtime për të cilat është e vështirë të flasësh.Dhe mund të pyesim, si është e mundur që dikur e ndanim copën e fundit të bukës bashkë , dhe sot shumë herë nuk mund të ndajmë as të njëjtën fjalë?Si është e mundur që për shkak të politikës , I kthejmë kokën njeriut me të cilin ndamë ditët më të vështira?Politika dhe politikanet kalojnë , qeveritë shkojnë dhe vijnë , por përjetimit dhe dhembjet e përbashkëta të luftës nuk duhet harruar kurrë?Askush nuk duhet të harrojë se liria është trashëgimia e përbashkët e të gjithë atyre që e mbrojtën atë dhe e të gjitha familjeve që vuajtën për shkak të saj. Le të mos na ndajnë partitë. Le të mos na ndajnë mosmarrëveshjet personale. Le të mos na ndajnë ata që përfitojnë nga dallimet tona.Të jemi njërëzorë . Të jemi miqë dhe shokë edhe kur nuk pajtohemi. Të mësojmë të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të falim kur është e mundur.Sepse nuk është dobësi të shtrish dorën. Është dobësi të lejosh që krenaria të jetë më e madhe se dashuria që dikur ishte më e fortë se frika. U detyrohemi atyre që ranë në mbrojtje të Kosovës.Të kultivojmë dashurinë , unitetin dhe dinjitetin .Athua çka do të na thoshin sot ata që nuk u kthyen kurrë?Sigurisht se do të na qortonin pse po e harrojmë njëri-tjetrin ? Le të bashkohemi përsëri nga ajo që na bashkoi në vitet nëntëdhjetë. Jo urrejtja për askënd, por dashuria për Kosovën. Jo interesat politike , por kujtimi i atyre që ia kanë bashkuar jetën themeleve të lirisë sonë…