Ndërrmarja Hekurudha-Transport do të anulojë linja të reja, gjëgëjsisht do të anulohet linja Shkup-Manastir-Shkup, që do të thotë do të kenë vetëm një herë në ditë tren prej në Shkup për në Manastir.

Kështu që nga e mërkura udhëtarët nuk do të mund të përdorin trenat që nisen nga Shkupi për në Manastir në 6:53 dhe 20:05, si dhe nga Manastiri për Shkup që nisen në 12:48 dhe 18:24.

Treni për Shkup dhe Manastir është më i shfrytëzuar sipas numrit të udhëtarëve të transportuar, dhe pritet që ky vendim i Hekurudhave-Transport të shkaktojë pakënaqësi sidomos te qytetarët e Prilepit dhe te popullata e rajonit të Azotit, i cili nuk ka asnjë formë tjetër për transport për në Prilep, Veles dhe Shkup përveç se tranporti me tren.

Ndryshe para disa muajve janë anuluar edhe linjat e trenit Shkup-Kumanovë-Tabanovcë-Shkup. Ky anulim ka hyrë në fuqi më 4 janar të këtij viti dhe që nga atëherë e deri më sot banorët e rajonit të Kumanovës nuk kanë si të udhëtojnë me tren për në kryeqytet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume