Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Izraelit në Hungari.

“Dardanët” barazuan pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja u karakterizua me pak raste shënimi, ndërsa 10 minutat e fundit Kosova pati mundësi shumë të mira shënimi.

Me këtë barazim, Kosova tani ka katër pikë në vendin e dytë, tri më pak sesa Austria që barazoi me Irlandën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume