Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Manastir ka privuar nga liria 2 persona, M.S. 42 vjeç dhe S.K. 30 vjeçe që të dy nga Manastiri. Sipas njoftimit të MPB-së gjatë kontrollit në shtëpinë e M.S. të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe mbetje të drogës si dhe një shumë e të hollave që burojnë nga vepra penale.

Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume