Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili deri pak kohë më parë ishte pjesë e “Grupit të Zjarrit” i pyetur nga gazetarët se çka i pajtoi atë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ai nuk ka pretenduar asnjëherë të jetë palë me kryetarin Ali Ahmeti.

“E çmojë si njeri, si udhëheqës por edhe si kryetar dhe nuk është në etikën time që të merrem me termin marrëveshje. Debat ka gjithmonë, edhe këtu ka debat. Nuk është e arsyeshme që të shprehet termi marrëveshje se nuk kemi nevojë për marrëveshje”, tha Blerim Bexheti, raporton SHENJA.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume