VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Politiko.mk

Ai në intervistë ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se janë paguar penale për kompaninë që ndërton projektin më të madh në vend, Korridorin 8 dhe 10D.

“Zero denarë janë paguar penalitete për BECHTEL-in dhe ENKA-n, ka pasur gënjeshtër dhe propagandë brutale për investimin më të madh dhe të gjitha për përfitime ditore politike”, potencoi Grubi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume