Zeqirja Ibrahimi, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar dallimet në fokusin e mediave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke e vënë në pah trajtimin e çështjes së UÇK-së dhe zhvillimeve në Hagë.

Ai ka shkruar se mediat e Kosovës janë të përqendruara në kauzën e mbrojtjes së UÇK-së dhe katër ish-krerëve të saj të dënuar në Hagë, ndërsa mediat e Shqipërisë, sipas tij, merren me çështje të estradës muzikore.

“Çudi kjo dynja”, ka shkruar Ibrahimi në fillim të statusit të tij, duke e përmbyllur me një konstatim për dallimet mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

“Shqiptarët nuk i ndan vetëm kufiri, por edhe fiqiri”, ka shkruar Ibrahimi./ZYRTARE.net

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume